15:01 / 02.03.2022
Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.























