18:45 / 02.03.2022
Miratohet rezoluta e propozuar nga Shqipëri-SHBA kundër agresionit rus
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.
Në një reagim, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha: “141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia”.
“Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, tha Xhaçka./atsh























