09:07 / 03.03.2022
Konjufca pret në takim Von Cramonin, s’flasin për media
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim, raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Në vizitën e që po i bën Kosovës raportuesja e Viola von Cramon, nuk është njoftuar nëse do të ketë takime tjera me krerë institucional.
Von Cramon po shoqërohet nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.























