Kërkohet paraburgim për dy të pandehurit që u kapen me 1 kilogram kokainë
BKT
Lajme

Kërkohet paraburgim për dy të pandehurit që u kapen me 1 kilogram kokainë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur  dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, njofton prokuroria.

“Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  hetimore deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme