Rezoluta për Ukrainën, Haradinaj: Dëshmuam se jemi me botën demokratike
BKT
Lajme

Rezoluta për Ukrainën, Haradinaj: Dëshmuam se jemi me botën demokratike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se rezoluta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Kosova është e përcaktuar për paqe, liri dhe demokraci.

“Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni. Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe invazionin rus në Ukrainë.

Të gjitha grupet parlamentare përveç Listës Serbe që nuk mori pjesë në këtë seancë, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Lista serbe fillimisht mori pjesë në seancë, por pankartat në mbështetje të Ukrainës, të vendosura para ulëseve të tyre, i kthyen përmbys. Kurse, kur erdhi koha për ta miratuar rezolutën, ata lëshuan sallën.


MË SHUME NGA Lajme