12 kandidatë testohen për të parin e RTK-së
BKT
Lajme

12 kandidatë testohen për të parin e RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës njofton se Komisioni vlerësues për përpilimin e listës së kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, ka mbajtur takim, ku ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve për këtë pozitë.

Sipas njoftimit, janë 12 kandidatë që kanë plotësuar kriteret dhe që do të ftohen në testin me shkrim.

Komunikata e plotë e Bordit të RTK-së:

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka  shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve.

Kandidatët të cilët kanë plotësuat kriteret e përcaktuara me konkurs dhe që do të ftohen për testin me shkrim janë:

1.      Adriana Kutllovci

2.      Arben Berisha

3.      Bekim Hasani

4.      Fadil Hoxha

5.      Fahredin Shehu

6.      Fisnik Durguti

7.      Gjergj Filipaj

8.      Hysen Hundozi

9.      Orhan Hajrizi

10.  Remzije Zeqiraj

11.  Shkumbin Ahmetxhekaj

12.  Valentina Saraçini

Komisioni do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.


MË SHUME NGA Lajme