Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir e parë do të jetë Eurta Dida nga “Shporta Endokrinologe”. Ajo flet për Dita Botërore e Obezitetit.
Për programin Fulbright“, si mundësi për studime master në universitetet e SHBA-së dhe akademikë dhe profesionistë nga SHBA në Kosovë përmes “Fulbright”, e ftuar është Nora Nimani Musa koordinatore e programit në Prishtinë dhe Kreshnik Hoti - profesor në Fakultetin e Mjekësisë
Bujar Roka nga Organizata “ 4-H Kosova”, flet për fushatën “sytë e fëmijës”, si dhe Edita Dula nga OjQ "Nëna Dhe Fëmija", flet për GHFustani ty sa mirë të rrin.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























