Zëvendësministri i Mbrojtjes: FSK-ja është e përgatitur për çdo sfidë
BKT
Lajme

Zëvendësministri i Mbrojtjes: FSK-ja është e përgatitur për çdo sfidë

Sulmi rus ndaj Ukrainës, ka bërë që shumë shtete të ngrejnë alarm dhe të jenë të gatshme për çdo sfidë. Edhe pse FSK-ja është gati, rolin kryesor për sigurinë në Kosovës në bazë të mandatit e ka NATO-ja.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se FSK-ja është e përgatitur për çdo sfidë, duke e marrë parasysh rolin dhe misionin që e ka ajo.

“Mandatin për sigurinë e ka NATO-ja përmes KFOR-it. FSK-ja është në rritje dhe jemi në rrugën e zhvillimit të rritjes së kapaciteteve të plota”, tha ai sot në emision “Aktual”, në RTK.

Për nismën që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe anëtarësimi të bëhet me një procedurë të përshpejtuar, Syla vlerësoi se është mirë që po rritet zëri për Kosovën që të jetë pjesë sa më shpejt e NATO-s.

Sipas tij rreziqet që i kanosen Ballkanit Perëndimor, hapin debat për përshpejtimin e procedurave për anëtarësime në NATO.

Ai ka folur edhe për qëndrimin e Serbisë karshi zhvillimeve në Ukrainë. “Serbia ka një shans të mirë të orientohet atje ka duhet, ka perëndimi. Ne jemi shumë krenar që jsi Kosovë jemi orientuar andej ka duhet, pra ka perëndimi”, theksoi  Syla.(RTKlive)


MË SHUME NGA Lajme