“Putin i çmendur, Polonia kurrë kundër Rusisë!
BKT
Sport

“Putin i çmendur, Polonia kurrë kundër Rusisë!

FIFA dhe UEFA pezulluan kombëtaren dhe klubet ruse nga çdo kompeticion.

Pushtimi i Ukrainës ka sjellë sanksione të forta dhe të rënda ndaj Rusisë, por Vladimir Putin nuk ka ndërmend të ndalet.

Polonia, që do sfidonte Rusinë më 24 mars në gjysmëfinalet e grupit B të fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022, teksa përballja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Suedisë dhe Republikës Çeke.

Rusia ka apeluar vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s, por një gjë e tillë nuk është problem për Zbigniew Boniek. Presidenti i Federatës Polake të Futbollit konfirmoi se kombëtarja e tij nuk do të luajë kurrë kundër Rusisë.

“Rusia ka apeluar në CAS vendimin e përjashtimit nga FIFA dhe UEFA? Ata mund të bëjnë çfarë të duan, por Polonia nuk do të luajë kurrë kundër një vendi që ka bërë këtë luftë të çmendur.

Putin është një i çmendur që ka marrë kot dhe që ka bindur popullin e tij të pushtojë Ukrainën”, deklaroi kreu i futbollit polak.