09:55 / 04.03.2022
Newcastle sfidon Real Madridin për yllin e Napolit
Real Madrid është në kërkim të një mesfushori dhe kanë piketuar spanjollin Fabian Ruiz të Napolit.
Ancelotti e njeh mirë lojtarin dhe i ka bërë me dije klubit se e dëshiron me patjetër lojtarin në shërbimet e tij.
Por së fundmi bëhet me dije se një klub anglez është shfaqur në skenë.
Newcastle po tenton të sfidojë “Los Blancos” për transferimin e Fabian Ruiz.
Sigurisht, spanjolli do të tërhiqej nga klubi i Real Madrid pasi është një ekip sfidues në çdo turnament, por Neëcastle ka si armë sekrete paratë e shumta.























