Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kundërshton gjobat e ATK-së
BKT
Lajme

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kundërshton gjobat e ATK-së

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka dërguar një kërkesë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në këtë kërkesë thuhet se kjo shoqatë ngritë shqetësimin e vet lidhur me fiskalizimin e transportit ndërkombëtar dhe sezonal të udhëtarëve dhe kërkon anulimin e shqiptimit të gjobave në gusht të vitit 2021 ndaj kompanive transportuese ndërkombëtare të udhëtarëve dhe të transportit sezonal gjatë sezonës verore.

Po ashtu nga ATK-ja është kërkuar që tu jepet një model i fiskalizimit për operatorët ekonomik nga ky sektor që kryejnë shërbime të transportit ndërkombëtar dhe sezonal të udhëtarëve me autobusë, pasi që shumica e operatorëve  në transportin ndërkombëtar deri më tani kanë operuar duke deklaruar të hyrat në bazë të librave të marra nga MPHI.

Nga kjo shoqatë po ashtu kanë kërkuar trajtim të barabartë në politikat fiskale me kompanitë e të njëjtës veprimtari.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve drejtuar ATK-së:

Të shqyrtojë edhe njëherë kërkesën për anulimin e shqiptimit të gjobave të operatorëve të transportit ndërkombëtar dhe sezonal të udhëtarëve dhe

Shoqata nuk është kundër fiskalizimit, por kërkon shqyrtimin e fiskalizimit të transportit ndërkombëtar dhe sezonal të udhëtarëve me një modalitet për shkak të specifikave i cili do të jetë lehët i aplikueshëm për të gjithë operatorët e transportit ndërkombëtar dhe sezonal të udhëtarëve.No description available.No description available.


MË SHUME NGA Lajme