13:15 / 04.03.2022
Berisha: Momentum, anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se rrethanat aktuale të luftës së Ukrainës, e bëjnë të nevojshme për rajonin dhe sigurinë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.
"Është momentum për Kosovën që të jetë pjesë e NATO-s, por kjo varet edhe nga katër shtetet që ende se kanë njohur Kosovën”, tha ai për RTK.
Berisha i cili ishte edhe një ndër komandantët e Betejës së Koshares të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mirëpritur edhe krijimit e Fondit të Sigurisë. “Unë ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojmë këtë në këtë fond, me buxhet të Kosovës nuk mund të realizohen të gjitha planet për ushtrinë”, tha ai.
Berisha vlerësoi se mbrojtja dhe siguria nuk kanë çmim.























