Një i vdekur dhe 52 raste të reja me Covid-19
BKT
Lajme

Një i vdekur dhe 52 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.324  testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

"Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës ", thuhet në njoftimin e MSH-së.

Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, gjithashtu janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.

Bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive është 1.464.

 


MË SHUME NGA Lajme