15:40 / 04.03.2022
Kryetari i PDK-së takon Talat Xhaferin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Takimi i Krasniqit dhe Xhaferit u mbajt me dyer të mbyllura për media.
Xhaferi po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht u prit në takim nga homologu i tij në Kosovë, Glauk Konjufca.
Ku pas këtij takimi, u mbajt dhe një konferencë për medie, nga ku Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i ka ofruar mbështetje Kosovës për anëtarësim në NATO dhe gjitha organizatat të tjera ndërkombëtare.























