KS i OKB-së diskuton për sulmin rus ndaj centralit bërthamor në Ukrainë
BKT
Lajme

KS i OKB-së diskuton për sulmin rus ndaj centralit bërthamor në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim të jashtëzakoshëm të thirrur nga SHBA-të, Britania e Madhe, Norvegjia dhe Shqipëria, në të cilin po diskutohet sulmi i natës së kaluar ndaj një centrali bërthamor në Ukrainë.

Pjesa më e madhe e pjesmarrësve të takimit, ku ishte prezent edhe përfaqësuesi i Ukrainës, e denoi agresioni rus në UKrainë, si dhe sulmin ndaj centralit më të madh bërthamor në Evropë i cili rrezikoi të nxis një katastrofë bërthamore që do të ndikonte në dhjetëra miliona njerëz.

Pjesmarrësit thanë se armata Ruse, me këtë sulm, rrëzikoi jo vetëm jetën e civilëve në Ukrainë dhe Rusi por në tërë Evropën dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake në Ukrainë.

Por, përfaqësuesi rus në OKB Vasily Nebenzya, akuzoi Ukrainën për sulm ndaj centralit të vet bërthamor duke shtuar se Rusia është e interesuar për sigurinë energjetike të Ukrainës. Ai gjithashtu akuzoi forcat ukrainase se po i përdorin civilët si mburoja të gjalla dhe se po vendosin artileri dhe sisteme raketore në lagjet civile të qyteteve.


MË SHUME NGA Lajme