Konjufca: 5 marsi është akti suprem i lirisë sonë kombëtare
BKT
Lajme

Konjufca: 5 marsi është akti suprem i lirisë sonë kombëtare

Ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët, që filloi shekullin 20 ishte pavarësia e Shqipërisë, kurse ngjarja më e rëndësishme me të cilën u mbyll shekulli 20 ishte çlirimi i Kosovës, ka thënë Konjufca në seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.

E ngjarja më e rëndësishme brenda çlirimit të Kosovës pa dyshim është rënia heroike dhe sakrifica kolosale e Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari. Çlirimi është liri de fakto, kurse pavarësia është liri de jure. Të jesh çlirimtar është të jesh i gatshëm deri në fund brenda të drejtës”, tha ai.

Pjesë e kësaj seance solemne ishte edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari. Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë paraparë edhe aktivitete të tjera më datë 6 dhe 7 mars


MË SHUME NGA Lajme