14:58 / 05.03.2022
IKSHPK: 66 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
RTK
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19.
Sipas institutit, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Ndërkaq aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1 mijë e 278. Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 533 qytetarë.























