18:12 / 05.03.2022
Haradinaj-Kurtit: Kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka bërë sot thirrje kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh! Retorika publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar kreu i AAK-së në një postim në Facebook.
Ndryshe, kryeministri Kurti në një intervistë në SkyNews ka thënë se shtetet evropiane duhet ta pranojnë Kosovën në BE dhe NATO, pasi një veprim i tillë do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit e sigurisë.























