15:10 / 06.03.2022
Drenica fiton ndaj Dritës
Drenica ka dalë fituese nga Drita në një përballje të zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Gashi dhe Uka kanë realizuar për Drenicën, derisa golin e vetëm për Dritën e ka shënuar Simonovski.
Me këtë fitore Drenica bën një hap të madh drejt mbijetesës, pasi tani zë vendin e pestë në tabelë me 31 pikë, derisa Drita mbetet e treta me 41 sosh.
UK























