Mësuesja Çipa: 7 Marsi, ditë e veçantë që na bënë krenarë të gjithëve
BKT
Lajme

Mësuesja Çipa: 7 Marsi, ditë e veçantë që na bënë krenarë të gjithëve

7 marsi, Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.

Edhe ky 7 mars gjenë mësuesit dhe nxënësit në Kosovë duke festuar këtë ditë.

RTK sjellë atmosferën direkte nga shkolla 'Haziz Tola' në Prizren, ku mësuesja Agnesa Çipa thotë se kjo ditë është e veçantë pasi përveq Ditës së Mësuesit, kjo ditë lidhet edhe me Epopenë e UÇK-së.

Mësuesja  me përvojë mbi 30 vjet thotë se vitet e para të pasluftës në bankat shkollore vendosnin vetëm buqeta me lule ndërsa sot fëmijët festojnë me mësuesen, të ulur në bankat e shkollës.

"Sot është një ditë e veçantë sidomos kur lidhet edhe me Epopenë e UÇK-së, gjithmonë duhet të ju përkujtojmë fëmijëve se fëmijët që ranë gjatë kohës së luftës ranë që këta sot kenë ditë të bukur, të festojnë me mësuesen, të jenë të ulur sot në bankat e shkollës. Ndërsa e dimë shumë mirë se ato vitet e para pas luftës ishte shumë vështirë sepse në vend të atyre fëmijëve vendosnim vetëm buqeta me lule. Pra, sot është një ditë e veçantë, është shënimi i Epopesë së UÇK-së por edhe shënimi i Ditës së Mësuesit. Ditë kjo që na bënë krenarë të gjithë shqipëtarëve sepse në atë ditë në Korçë u hapë shkolla e parë laike, sepse shkolla fetare kishte por shkolla e parë laike ishte e 7 marsit" tha ajo.

Për gjithë këto vite mësuesja Agnesa Çipa thotë se mësimdhënia nuk ka qenë e vështirë por me shumë përkushtim.

"Të gjitha në këtë profesion duhen të jenë me masë, punë më tepër, dashuri me masë, hidhërime me masë, kujdes poashtu me masë, sepse të gjitha këto duhet të përzihen se merret e gjithë përvoja nga familja vjen këtu në punë dhe të gjithë fëmijët i kanë këto në shtëpi të tyre. Prandaj unë këtu jam një vazhdimësi e prindërve të tyre", thotë mësuesja Çipa.


MË SHUME NGA Lajme