“Gollini është një djalë i artë”
BKT
Sport

“Gollini është një djalë i artë”

Kapiteni i Tottenham, Hugo Lloris është i ngazëllyer me formën e bashkëlojtarit të tij, Pierluigi Gollini.

Gollini po luan këtë sezon tek ‘Spurs’ në formë huazimi si mbulesë e portierit Lloris.

“Ai është një djalë i artë”, tha Lloris për mediat angleze, transmeton RTKLive.com.

“Ai na sjell shumë energji dhe freski çdo ditë. Ai është një lojtar i madh skuadrës”, theksoi ‘gardiani’ i parë i ‘Spurs’.

Gollini deri më tani ka pasur 10 paraqitje tek Tottenhami në sfidat e Ligës së Konferencës, FA Cup dhe Kupës së Ligës. /F.B/