Mësimdhënësve u premtohet mbështetje
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën “Elena Gjika”, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
Kurti ka premtuar se Qeveria do të punojë që mësimdhënësit të kenë kushte më të mira për punë. Ndërsa, ministrja Nagavci premtoi mbështetje të plotë në krijim të infrastrukturës për arsim.
Në Ditën e Mësuesit, po sot është përuruar një pllakë për mirënjohje ndaj familjes së Ibrahim Gashit, në shtëpinë e së cilës gjatë viteve 91-98 është mbajtur mësimi për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Kurti tha se frytet e kontributit të kësaj familjeje sot i gëzojnë gjeneratat e reja. Kjo shtëpi, si shumë të tjera në Kosovë, u shndërruan në shtëpi-shkolla pas masave të dhunshme për mbylljen e institucioneve të arsimit në gjuhën shqipe në vitet e 90-ta.























