13:20 / 07.03.2022
Ambasadori gjerman në protestë kundër agresionit rus në Ukrainë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Röhde i është bashkuar protestës solidarizuese me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia.
Në protestën solidarizuese me popullin ukrainas, mori pjesë edhe presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu e shumë qytetarë.
























