Veteranja Berisha-Krasniqi: Mësueset e reja kanë përgjegjësi ndaj fëmijëve
Nysrete Berisha- Krasniqi, veterane e arsmit ka thënë se vetëm të arsimuar Kosova mund të mposhtë armikun.
Në seancën e Kuvendit për nder të Ditës së Mësuesit, Berisha-Krasniqi, tha se mësuesit në Kosovë kanë kaluar në sfida të shumta, veçmas në vitet e '90-ta.
Megjithatë, sipas saj, me vullnetin dhe guximin e madh në atë kohë e kanë arritur qëllimin për vazhdimin paralel të arsimimit në Kosovë.
“Ky është mësimdhënësi zotëri kryeministër, zonja ministre, zotëri deputet që megjithë qeniet e vet, pa frikë dhe guxim të madh dhe vullnet të pathyer punuam deri sa e arritëm qëllimin tonë. Sigurisht edhe ju keni qenë nxënës në atë kohë, ndoshta student, ndoshta edhe profesor i keni përjetuar këto gjëra...Vetëm të arsimuar mund të mposhtim armikun tonë”, tha ajo.
Veteranja e arsimit, pati edhe një apel për mësueset e reja.
“Mësueset e reja që kapin ditarin për herë të parë duhet të punojnë se kanë përgjegjësi shumë të madhe ndaj fëmijëve”, tha ajo.























