Abazi: Rusia e Serbia kanë të njëjtën doktrinë, sulmojnë në ditë të ftohta
BKT
Lajme

Abazi: Rusia e Serbia kanë të njëjtën doktrinë, sulmojnë në ditë të ftohta

I pari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi ka tërhequr paralele ndërmjet sulmeve në Ukrainë nga Rusia me sulmet e Serbisë në Kosovë në vitet 1998-1999.

Ai ka thënë se 7 marsi është një datë e jashtëzakonisht e rëndësishme për historinë e kombit tonë dhe po në të njëjtën ditë shënon përfundimin e Epopesë së UÇK-së.

E pikërisht kjo datë, sipas tij, lidhet edhe  me sulmet e Serbisë në vitin 1998 duke tentuar ta shuaj rezistencën e popullit tonë për liri e pavarësi e të njëjtën kohe e të njëjtat data po vepron edhe Rusia në Ukrainë që është një paradoks.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi tha se plani serb dhe rus është i njëjti që të sulmohet në ditë të ftohta, atëherë kur popullata civile e ka shumë të vështirë ta përballoj këtë gjendje në të ftohtë.

Abazi i ftuar në emisionin “Imazhi i Ditës” në RTK ka thënë se këto pamje që po i shohim të grave e fëmijëve nëpër rrugë e të cilët po përballen më makinerinë ruse është pothuajse e ngjashme me gjendjen tonë në vitet 98-99.

“Paralelja që po përmend, duket si një doktrinë e njëjtë e tokës së djegur e largimit të popullatës dhe krijimit të korridoreve për largimin e tyre”, tha ai.(F.S)


MË SHUME NGA Lajme