VIDEO-Reportazh i RTK-së nga kufiri Poloni-Ukrainë
Rrëfime nga refugjatët ukrainas në kufij me Poloninë
Gjithçka filloj në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit, kur paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare që Rusia po përgatitej ta pushtoj Ukrainën dolën të vërteta.
Fluksi i parë i refugjatëve filloj që në ditën e parë, në Poloni erdhën mbi 30 mijë refugjatë, dhe shifrat çdo ditë kanë shënuar trefishim. Një pjesë e konsiderueshme e tyre po e përdornin pikën kufitare Medyka, që është 80 kilometra larg Lëvivit, qytet afër kufirit me Poloninë.
Disa e përshkonin këtë rrugë të gjatë e të vështirë në këmbë e të tjerë që ishin më me fat vinin me autobusë.
Duke qenë se qeveria Ukrainase kishte vendosur që të gjithë burrat mbi moshën 18 vjeçare të mos e lëshojnë vendin, pjesa dërmuese e refugjatëve ishin gra me fëmijë, si dhe shtetas të huaj.
Derisa lufta agresive e Rusisë po vazhdon kundër ushtrisë ukrainase si dhe popullatës civile në përpjekje për ta pushtuar Ukrainën po vazhdon, numri i refugjatëve shkon gjithnjë duke u rritur. Deri më 3 mars, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, vendin e kanë lëshuar 1 milionë refugjatë, ndërsa kjo shifër pritet të arrijë në 5 milionë, e ndoshta edhe më shumë, duke shënuar kështu krizën më të madhe të refugjatëve që nga lufta e ftoftë.
Imazhet dhe historitë e prezantuara në këtë reportazh janë ekskluzive për RTK të realizuar në Poloni, afër kufirit me Ukrainën.
Ndiqeni reportazhin e plotë të gazetares të RTK-së, Majlinda Aliu.























