11:02 / 08.03.2022
Arrestohet i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’
Njoftohet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arrestuar një person për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’.
Policia njofton se pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet V.SH (M/K), 24 vjeçar.
Ai po kërkohej në bazë të 4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve“ me dënim burgimi prej gjashtë muajve e dhjetë ditë.
I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.























