Kosova me sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë
BKT
Lajme

Kosova me sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet t`i përjashtojë institucionet zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi sipas të cilit ky vendim pritet të merret në mbledhjen e sotme e cila do të mbahet në orën 13.

Tutje Elezi ka sqaruar se ky asociacion është themeluar në fillim të viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar, pas rënies së komunizmit, me qëllimin e qartë për t'i forcuar institucionet zgjedhore demokratike.

Kosova është anëtarësuar në këtë asociacion si anëtare më të drejta të plota në vitin 2016.

Përveç KQZ-së së Kosovës, anëtarët aktual institucionalë të ACEEEO-s janë Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve nga këto shtete: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Federata Ruse, Ukraina, Sllovakia, Sllovenia, Turqia dhe Serbia.

Kosova deri tani ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare dhe masa të tjera./RTKlive/n.m


MË SHUME NGA Lajme