Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, ku do të flitet për temën: Shkathtësitë e komunikimit me fëmijë.

Vjosa Çerkini, gazetare, flet për dokumentarin e saj, me të cilin garon në festivalin “Women Voices Now”.

Për panairin me produkte të grave në agrobiznes dhe për gratë në agrobiznes, do të flasin, Danijella Çoça, zyrtare e EkcoKos Women dhe Miradije Kabashi, fermere.

Për promovimin e librit “Tregimet e Tranzicionit”, do të flas autori, Stefan Çapaliku. 

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së./RTKlive/


MË SHUME NGA Lajme