12:53 / 09.03.2022
Kronika e librit në RTK
Në Kronikën e Librit në programin e mëngjesit në RTK, gazetarja Alketa Gashi i solli librat më të rinj të autorëve të ndryshëm.
Libri i parë i prezentuar ishte ai i autorit Sali Bashota, “Vjershat më të bukura të dashurisë”. Libër ky me poezi që siç thotë autori, i është kushtuar të "dashurës së shpirtit".
Kronika e librit vazhdoi me librin që mban titullin “Folklori Kujtesë e Praktikë”, një perspektivë e re njohëse për folkloristikën nga dr. Arbnora Dushi.
Gjithashtu, në Kronikë të Librit u prezantuan edhe shumë libra të tjerë./SH.G/
Për më shumë ndiqeni videon:























