Radiodokumentari për Agim Berishën
BKT
Kulturë

Radiodokumentari për Agim Berishën

Rok muzika e cila në botë daton fillimisht si ‘rock and roll’ apo si stil i muzikës popullore që filloi në Shtetet e Bashkuara diku kah fundi I viteve të 40-ta dhe fillimi I të 50-tave, evoluoi nga mesi i viteve të 60-ta në stilin ndërkombëtar më gjithëpërfshirës të njohur si muzika rock.

Në këtë aspekt nuk mbetet mbrapa as Kosova, ku tinejgjerë të ndryshëm filluan të këndonin këtë zhanër muzike, e cila në vend daton diku kah mesi I 60-tave. Njëri nga këta të rinjë ishte edhe Agim Berisha, kryepersonazhi I këtij radiodokumentari, i cili ishte anëtar i një nga grupet e para të njohura shqiptare të rokut, I cili u shfaq në vitin 1964 në Prishtinë dhe u quajtën ‘Blue Stars’.

Agim Berisha është i lindur më 9 tetor të vitit 1951 në Gjurakoc të Istogut, fëmiu I parë I Engjëll dhe Nemide Berishës. Në vitin 1958 vijnë në Prishtinë dhe Agimi së bashku me shokët e tij në vitin 1964 formojnë një nga rok grupet e para shqiptare Blue Stars në këtë formacion: Agim Berisha - baterist, Afrim Luboteni-kitare, Veton Berisha - kitarist, dhe Luan Berisha, vëllai i Agimit.

Luani u largua mjaft shpejt nga grupi pasi nuk ishte i interesuar të ndiqte një karrierë në muzikë dhe grupi përjetoi ndryshime: Veton Berisha kaloi në daulle, ndërsa Agimi në bas kitarë. Më vonë gjatë jetës së tij Agimi bëri muzikë me shumë grupe tjera si ‘Ilirët’, ‘Minatori’, etj, e sot vazhdon të jetë pjesë e grupit ‘Haliband’.

Agimi është edhe njëri nga themeluesit e shumë festivaleve në vend, e ndër tjera i festivalit ‘Rok për Rok’. Ndryshe Agimi është marrë edhe me sport, si portier profesional dhe ka titullin e trajnerit të klasit të parë. Për më shumë rreth jetës së basistit Agim Berisha, u ftojmë të dëgjoni radiodokumentarin kushtuar jetës dhe veprës së tij, në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=NGv6nKGgeVo&t=15s

Autore: Afërdita Rushiti

Realizimi Teknik: Shpejtim Salihu

Muzika: Albumet ‘Më në fund” dhe ‘Vallja’ nga Agim Berisha


MË SHUME NGA Kulturë