Malisheva shokon Ballkanin, Prishtina u kthehet fitoreve
BKT
Sport

Malisheva shokon Ballkanin, Prishtina u kthehet fitoreve

Malisheva e ka ndalur Ballkanin, duke e mposhtur me rezultat 2-0, sot në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva ka marrë tri pikë të arta në duel me skuadrën favorite në garën për titull të kampionit.

Mërgim Pefqeli (42’) dhe Arbër Pira (44’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës se Arsim Thaqit, e cila bën hap gjigant për t’i ikur zonës së rrezikshme, shkruan RTKLive.com.

Prishtina i është kthyer fitoreve, duke mundur Feronikelin në udhëtim, me rezultat 0-3.

Oto John (32’), Besnik Krasniqi (41’) dhe Sulley (70’), u përkujdesën për fitoren e kryeqytetasve.

Ndërkaq, sfida tjetër e ditës së sotme mes Ulpianës dhe Dukagjinit, është mbyllur baras 1-1. /F.B/