15:45 / 09.03.2022
Ja si duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme
Ballkani me humbjen e pësuar sot nga Malisheva (2-0), rrezikon të humbas kreun e tabelës në rast se Gjilani nesër fiton duelin me Dritën.
Ballkani ka 48 pikë, dy më shumë se Gjilani, derisa Drita renditet e treta me 41 pikë, shkruan RTKLive.com.
Malisheva me fitoren kundër Ballkanit, ka bërë një hap të madh në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme pasi tani ka 29 pikë, aq sa ka edhe Prishtina e cila sot mundi në udhëtim Feronikelin (0-3).
Ulpiana e Dukagjinit pas barazimit (1-1), mbesin në zonën e rrezikshme me 23 përkatësisht 25 pikë. /F.B/
























