​Hajdari takon Hovenier, vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-SHBA
BKT
Lajme

​Hajdari takon Hovenier, vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-SHBA

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën.

Hajdari ambasadorin Hovenier e njoftoi mbi objektivat e ministrisë që ajo drejton, tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve mike dhe u ritheksua gatishmëria për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës, shkruan Hajdari në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme