21:59 / 09.03.2022
Mbyllet pjesa e parë e dy ndeshjeve, këto janë rezultatet
Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve kthyese të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen në këtë mbrëmje.
Paris-Saint-Germain ka shkuar në pushim me epërsinë prej një goli pasi Kylian Mbappe e konkretizoi me gol një kundërsulm të shpejtë të mysafirëve në minutën e 39.
Në pjesën e dytë Realin e pret një punë e vështirë pasi që duhet të shënojë tre gola për të vazhduar tutje, ose së paku dy për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Në sfidën tjetër, është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Manchester Cityt dhe Sportingut. Por, anglezët tashmë e kanë siguruar kalimin tutje pasi fituan me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë.























