08:38 / 10.03.2022
831 raste aktive me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 831.
"Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222,776 ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,122 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19", thuhet në njoftiomin e MSH-së.
Prej fillimit të vaksinimit në qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.525 doza të vaksinës. Deri më sot 817.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjithashtu janë dhënë 98.354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./RTKlive/N.M/























