VIDEO-Mema: Kosova të lobojë tek shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë
BKT
Lajme

VIDEO-Mema: Kosova të lobojë tek shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, ka hapur debate lidhur me shtrirjen e konfliktit në rajon. Me fillimin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainë, shtetet evropiane, përfshirë edhe Gjermaninë kanë rritur buxhetin për ushtrinë, po ashtu zhvillimet në Ukrainë kanë hapur debatet për përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Tokios, Medlir Mema, tha se atë që po bënë Rusia me agresionin në Ukrainë i determinojnë rrethana të reja.

“Kosova do të ishte mirë në NATO, pasi që neni pesë e thotë se çdo shtet anëtar i Aleancës që sulmohet duhet të mbrohet nga NATO në rast të ndonjë sulmi, por në këto kushte Kosova nuk mund të jetë pjesë e NATO-s, për shkak se ende janë disa shtete anëtare që ende nuk e njohin Kosovën dhe secila ka problemet e tyre të brendshme”, tha ai për emisionin “Aktual”, në RTK.

Sipas tij Kosova duhet të bëjë fushatë për t’i shtyrë ato shtete që ende nuk njohin pavarësinë ta bëjnë sa më shpejt.

Profesori Mema foli edhe për shtetin fqinjë Serbinë dhe politikën e saj rreth mos reagimit edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës. “Serbia nuk ka treguar gatishmëri për të qenë më shumë në anën perëndimore, Serbia nuk ka bërë shumë dhe se ka treguar se ajo po mbështet Rusinë në politikat e brendshme”, tha ai. (Përgaditi: A.BELA)


MË SHUME NGA Lajme