Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Rreth mundësisë së fermerëve të komunës së Prishtinës, për aplikim për mbjellje të mjedrës pranverore, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga komuna.

Për platformën ‘’Mëso Shqip’’, që ndihmon shqiptaro-amerikanët të mësojnë gjuhën shqipe, do të flas, Faton Gjuka, themelues i platformës.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, flet për valën e re të rritjes së çmimeve në Kosovë.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Dea Gjinovci, regjisore, do të flas për MasterClass: Çfarë roli luan skenari në dokumentarë? Si dhe për suksesin dhe rrugëtimin në botën e filmit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

Përgatiti: F.Cërvadiku


MË SHUME NGA Lajme