Kosovari Musa Kamenica kandidat për Parlamentin e Kantonit të Vauidit
Me datën 20 mars pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kantonin e Vaudit të Zvicrës . Në këto zgjedhje do të kemi disa shqiparë kandidatë. Në mesin e tyre do të jetë edhe Musa Kamenica nga Partia Socialiste e Zvicrrës në Lozanë.
Kamenica është aktiv në politikë që nga viti 2008 ndërsa prej 2016 ka qenë edhe si këshilltar komunal në qytetin e Llozanës.
"Në Zvicërr votohet shumë shpesh, tri deri në katër herë në vit, për shkak se zvicërranët kanë të drejtën e referendumit për çdo çështje që kanë të bëjnë me shoqërinë. Kështu që mblidhen 100 mijë nënshkrime dhe hedhet në referendum.
Unë jam kyçur në Partinë Socialiste në vitin 2008, më pastaj jam zgjedhur në vitin 2016 dhe tash prap në vitin 2021 si asambleist në qytetin e Llozanës. Qytet ky që ka rreth 150 mijë banorë. Tash më 20 mars janë zgjedhjet në nivelin kantonal dhe së bashku me disa kandidatë tjerë shqiptarë do të kandidojmë përsëri", tha ai.
Kamenica po ashtu tha se shqiptarët në diasporë janë aktiv në ekonomi, në sport si dhe fusha të tjera. Ai tha se në politikë nuk ka progres të lartë por pritet që shumë shpejtë të kemi shqiptarë edhe në nivelin ekzekutiv.
"Në Nivelin ekonomik shqiptarët e kanë treguar vetën, këtu kemi sipërmarrës shumë të njohur, në nivelin sportiv poashtu jemi shumë krenar me nivelin e sportistëve mirëpo edhe politikë është më e ngadalshme. Gjenerata e re ka filluar të angazhohet, të integrohet edhe në çështjet që kanë të bëjnë me politikën. Nuk është një progres shumë i lartë sikurse në fushat tjera por dalë nga dalë do të kemi shumë shpejtë edhe persona shqiptarë në nivelin ekzekutiv", theksoi ai./P.Gashi/























