Kurti:Nuk kemi kërkesë që avionët MIG-29 të dërgohen nga Kosova në Ukrainë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti thotë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë që nga Kosova të dërgohen avionët luftarakë MIG-29 në Ukrainë.
Kreu i qeverisë tha se Kosova dëshiron të anëtarësohet sa më shpejt që është e mundur në NATO, pasi që momentalisht është një situatë e jashtëzakonshme dhe nuk mund të ketë sjellje të zakonshme.
Ai tha se sapo të marrin një kërkesë të tillë, së bashku me institucionet tjera do të japin përgjigjen e duhur në kohë rekord.
“Ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë, ndonëse Kosova nuk është vend anëtare e NATO-s, ne e kemi NATO-në në Kosovë, dëshirojmë të anëtarësohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Në një situatë të jashtëzakonshme që po kalon jo vetëm kontinenti jonë, nuk mund të sillemi në mënyrë të zakonshme. Prandaj, ju kemi bërë thirrje aleatëve tanë strategjikë që të konsiderojnë shumë seriozisht përshpejtimin e proceseve integruese për Kosovën, me këtë rast edhe anëtarësim në NATO. Nuk e kemi një kërkesë të tillë për vendin tonë, kur ta marrin atë, ne si qeveri, së bashku mepresidenten dhe kuvendin do të trajtojmë dhe do të japim në kohë rekorde përgjigjjen e duhur”, tha Kurti pas vizitës në fabrikën e vajit në Gjilan.
Një ditë më parë u raportua në media, se Kosova mbetet si një nga vendet strategjike alternative nga ku mund të nisen avionë ushtarakë për në Ukrainë, si një vend jo anëtar i NATO-s./S.K./























