Haxhiu: Duhet të kemi më shumë gra në krye të gjykatave e prokurorive
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mori pjesë në forumin e grave gjyqtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre.
Në këtë forum, ministrja mori pjesë virtualisht dhe me këtë rast i uroi për punën dhe tha se vendimet e tyre kanë rëndësi në jetën e qytetarëve, e sidomos në jetën e grave e vajzave në Kosovë.
“Në këtë takim theksova rëndësinë e veprimeve serioze në rastet e dhunës në familje, baza gjinore dhe dhunën ndaj grave e po ashtu në rastet e ndarjes së pasurisë, trashëgimisë etj
Gjithashtu theksova se është e rëndësishme që të kemi më shumë gra udhëheqëse të gjykatave dhe prokurorive por edhe barazi në nivelet tjera”, shkruan Haxhiu në Facebook.
Po ashtu, ministrja tregoi për numrin shumë të ulët të grave udhëheqëse në gjykata, e asnjë në krye të prokurorisë.
“Aktualisht vetëm 2 gjykata udhëhiqen nga gratë dhe nuk kemi asnjë prokurore që udhëheqë ndonjë prokurori prandaj kërkova që kjo të adresohet në rastet e përzgjedhjes”, shkruan ministrja Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Gjyqtare, isha pjesë e organizimit të forumit të tyre, me ç'rast i urova për punën e po ashtu theksova rëndësinë që kanë vendimet e tyre në jetën e qytetarëve e në veçanti grave e vajzave në vendin tonë.
Theksova se puna e ndershme, me etikë, integritet dhe parime të bazuara në ligj duhet të jetë përditshmëria e secilës prej nesh.
Në këtë takim theksova rëndësinë e veprimeve serioze në rastet e dhunës në familje, baza gjinore dhe dhunën ndaj grave e po ashtu në rastet e ndarjes së pasurisë, trashëgimisë etj
Gjithashtu theksova se është e rëndësishme që të kemi më shumë gra udhëheqëse të gjykatave dhe prokurorive por edhe barazi në nivelet tjera.
Aktualisht vetëm 2 gjykata udhëhiqen nga gratë dhe nuk kemi asnjë prokurore që udhëheqë ndonjë prokurori prandaj kërkova që kjo të adresohet në rastet e përzgjedhjes./S.Kelmendi/RTKlive























