Daku kontribuon me gol në fitoren e Mura në Slloveni
BKT
Sport

Daku kontribuon me gol në fitoren e Mura në Slloveni

Mirlind Daku ka qenë kontributdhënës në fitoren e Muras ndaj Olimpija Ljubljana. Ai ka realizuar gol në ndeshjen e vlefshme për kampionatin slloven.

Mura realizoi fitore me rezultat 3-2.

Daku u tregua i saktë në minutën e tetë,

Gjithashtu në listën e realizatorëve u shëna edhe E. Boakye, i cili shënoi autogol dhe L. Bobicanec që shënoi golin e fitores.

Për Olimpija Ljubljana shënuan M. Kvesic dhe D. Crnomarkovic.

Mura gjendet në pozitrën e katërt në tabelë, ku ka grumbulluar 40 pikë, nëntë më pak se sa Maribor që udhëheqë.

Ky është sezoni i parë i Dakut në kampionatin slloven. Ai më herët ka luajtur edhe në Kroaci, Shqipëri e Kosovë. Goli I sotëm është i dyti në Slloveni. Daku gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Kosovës, për të cilën është aktivizuar në pesë ndeshje.

Përgatiti: Uran Krasniqi