Kryediplomatja gjermane vazhdon vizitën në Kosovë
BKT
Lajme

Kryediplomatja gjermane vazhdon vizitën në Kosovë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, edhe sot do të vazhdojë vizitën në Kosovë.

Baerbock bashkë me kryeministrin Albin Kurti, sot (e premte) do të marrin pjesë në inaugurimin e parkut të ri “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.

Ndryshe dje, kryediplomatja gjermane ka takuar ka Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ajo dje gjatë konference për media deklaroi se Gjermania është donatori më i madh në Kosovë, derisa shtoi se këtë duan ta zgjerojnë.  Baerbock, ka thënë se Kosova e ka kryer punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave dhe se tani punën e saj duhet ta kryejë edhe Bashkimi Evropian.(Përgaditi: Afet BELA)

 


MË SHUME NGA Lajme