Gjinovci: Skenari është shumë i rëndësishëm për realizmin e një dokumentari
Regjisorja Dea Gjinovci, ka thënë se skenari për një film dokumentar është shumë i rëndësishëm edhe pse skenari kryesisht bëhet gjatë montazhës.
Në programin,”Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, në një lidhje të drejtpërdrejt ishte e ftuar Dea Gjinovci regjisore e cila u paraqit nga “Kino Armata” ajo tregoi më shumë rreth aktiviteteve të saja që po i mbanë në Kosovë.
Dea Gjinovci tha se është këtu për një masterklass që do të mbahet sot. Ky masterklass ka të bëjë me atë se sa i rëndësishëm është skenari për një film dokumentar ajo do të flas sot edhe për përvojën e saj në filmin e fundit të realizuar në zhanrin dokumentar.
“Skenari për një film dokumentar është shumë i rëndësishëm edhe pse skenari kryesisht bëhet gjatë montazhës së filmit pra pasi që i ke filmuar gjithçka dhe ke përfunduar krejt xhirimin futesh ne montazh aty pastaj i definon gjërat e ne sot do të flasim në këtë Masterclass pikërisht për këtë për rolin që luan skenari në një dokumentar. Unë për këtë do të flas duke u nisur nga provoja ime që e kam pasur sidomos në dokumentarin e fundit që e kam punuar” ka thënë Gjinovci./Sh.G/























