Kosova pjesëmarrëse në ekspozitën për gratë e organizuar nga UNESCO
Artistja Shqipe Kamberi do të përfaqësojë Kosovën në ekspozitë “Art Connects Women”, në të cilën do të marrin pjesë 115 shtete të ndryshme të botës.
Me simboliken e një gruaje shqiptare që simbolizon luftën ndaj patriarkatit, artistja Shqipe Kamberi do të merr pjesë në edicionin e pestë të “Art Connects Women” e cila është hapur më 8 mars 2002 në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ekspozita është organizuar nën patronatin e UNESCO-s.
Kamberi në një intervistë për RTK-në tha se ndjehet mirë që këtë vit do të marrë pjesë në këtë event kaq të rëndësishëm ku do të marrin pjesë 115 shtete nga e gjithë bota të përfaqësuara secili me nga një artist, ajo po merr pjesë me ekspozitën e saj të cilin veç e ka shpalos para publikut të Kosovës. Ekspozita mbanë ermin “Rise to Rejoice” dhe është hapur nga data 8 deri më 11 mars 2022./Sh.G/
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























