16:28 / 11.03.2022
Apeli vërteton dënimin me burgim prej 3 vjet e 5 muaj për Skënder Krasniqin
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim prej 3 vjet e 5 muaj të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Skënder Krasniqit, për vrasjen e djalit të tij nga pakujdesia, tani të ndjerit Albert Krasniqi, më 27 janar të vitit të kaluar.
Gjykata e Apelit gjeti se ankesa e mbrojtësit nuk është e bazuar dhe se nuk qëndrojnë pretendimet e palës mbrojtëse për shkelje të ligjit penal, pasi që gjykata e shkallës së parë nuk e ka shkelur ligjin penal në dëm të Skënder Krasniqit.























