AGK reagon pas vrasjes së gazetarit amerikan në Ukrainë
BKT
Lajme

AGK reagon pas vrasjes së gazetarit amerikan në Ukrainë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sot pas vrasjes së gazetarit amerikan Brent Renaud nga forcat ruse në qytetin Irpin të Ukrainës.

AGK thotë se mbështet të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë-Rusi.

“Brent Renaud – korrespodenti i New York Times është vrarë sot nga forcat ruse në Irpin afër Kievit. Teksa, raportohet se ka mbetur i plagosur një gazetar tjetër.

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kanë qëlluar me armë makinën ku gjendeshin gazetarët ndërkombëtarë.

AGK-ja mbështet kolegët tanë, gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të të gjitha shteteve, të cilët po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë – Rusi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës të  cilat janë përgjigjur me sanksione të ashpra. Përgatiti: E.Hoti


MË SHUME NGA Lajme