Dorëzohet padi ndaj vendimit të MI-së për përgjysmimin e çmimit të biletave
BKT
Lajme

Dorëzohet padi ndaj vendimit të MI-së për përgjysmimin e çmimit të biletave

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot (e hënë) do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës rreth vendimit për përgjysmimin e çmimit të biletave për disa kategori qytetarësh.

Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar se padia do të dorëzohet për shkelje ligjore të vendimit të Ministrisë dhe dëmtimit që u është bërë operatorëve me këtë vendim.

“Ju njoftojmë se më datë 14.03.2022 në ora 10:00 në Pallatin e Drejtësisë para objektit A, në Hajvali, do të bëjmë dorëzimin e padisë për anulimin e vendimit të Ministrisë dhe Kërkesës për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit”, tha Kurtishaj.(A.B)


MË SHUME NGA Lajme