10:45 / 14.03.2022
Në trajtim 10 pacientë të kofirmuar me Covid-19 pozitivë
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19. Në trajtim mjekësor janë poashtu 9 pacientë të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive në QKUK, 10 pacientë, nga ta në mjekim intensiv, 4 pacientë.
Në Spitalin e Gjilanit 2 pacientë, në atë të Pejës 3 pacientë.
Nga kjo pandemi kanë vdekur 3 mijë e 124 persona, ndërsa 226.845 janë infektuar gjithsej.























