Vazhdon aksioni për policët e dyshuar për keqpërdorim të detyrës
BKT
Lajme

Vazhdon aksioni për policët e dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.

Sipas njoftimit të IPK-së, aksioni po zhvillohet kryesisht në Gjakovë, ku pritet të arrestohen dhjetëra Policisë. Ndërkohë, kanë dal edhe disa fotografi nga aksioni.

"Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e IPK-së, .

Sipas njoftimit ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

"Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë. IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot”, thuhet në njoftim.

(F.S)


MË SHUME NGA Lajme